Paralajmërimi i Bankës Botërore: Pandemia mund të rrisë në mënyrë dramatike varfërinë në botë

schedule20:38 - 8 Qershor, 2020

schedule 20:38 - 8 Qershor, 2020

Banka Botërore ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krizën globale më të përhapur ekonomike që nga viti 1870.

Kjo krizë sipas Bankës Botërore rrezikon të nxisë një rritje dramatike të niveleve të varfërisë në të gjithë globin, shkruan Richard Partington, korrespodent i ekonomisë tek The Guardian.

Në një raport, organizata me qendër në Uashington thotë që në 150 vite ky është rasti kur një numër shumë i madh vendesh futen në recesion në të njejtën kohë.

Rreth 90% e 183 ekonomive të analizuara pritet të preken nga rënia e niveleve të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2020, madje më shumë se 85% e kombeve që janë prekur nga recesioni gjatë ‘Depresionit të Madh’ të viteve 1930.

Në raportin e saj gjysmë-vjetor të Prospektet e Ekonomisë Globale (GEP), organizata njoftoi që rënia e PBB-së botërore do të ishte më e mprehta që nga lufta e dytë botërore.

Banka Botërore njoftoi po ashtu se pritet që Produkti i Brendshëm Bruto të zvogëlohet me 5.2% këtë vit, në një rënie ekonomike më shumë se dy herë më të thellë se recesioni i shkaktuar nga kriza financiare e vitit 2008. /abcnews.al/