U bashkia me pro-serbët, por Abazoviç ka një paralajmërim të fortë për aleatët e tij

schedule17:10 - 10 Shtator, 2020

schedule 17:10 - 10 Shtator, 2020

Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviç ka paralajmëruar se nëse koalicioni i tij do të shkelë pikat e marrëveshjes për NATO-n dhe Kosovën qeveria do të bjerë.

Duke folur në një intervistë për televizionin serb NIN, ai deklaroi se politikanët e përgjegjshëm duhet t’i qëndrojnë marrëveshjes bashkë me koston e krizës politike.

“Unë pres nga ata që duan të jenë pjesë e marrëveshjes që të respektojnë marrëveshjen.

Nëse hipotetikisht ajo nuk përmbushet, qeveria do të bjerë. Fund i diskutimit. Politikanët e përgjegjshëm i qëndrojnë prapa marrëveshjes. Me koston e krizës politike”, tha Abazovic për NIN./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!