Paralajmërime për stuhi, Milano mbyll parqet

schedule15:28 - 4 Gusht, 2023

schedule 15:28 - 4 Gusht, 2023

Të premten Milano mbylli parqet, varrezat dhe tregjet e hapura në afërsi të të cilëve ka pemë, për shkak të stuhive të dhunshme që parashihet të godasin rajonin verior të Lombardisë.

Ardhja e ciklonit Circe pritet të sjellë stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në shumë pjesë të Italisë, raporton ANSA.

Meteorologu i iLMeteo.it, Lorenzo Tedici, tha se temperaturat do të bien për të paktën 10 gradë Celsius.

Italia u godit nga një sërë valësh të jashtëzakonshme të nxehti muajin e kaluar si dhe nga valë stuhish shkatërruese.

Në mesin e majit përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme lanë 15 të vdekur dhe shkaktuan miliarda euro dëme në bujqësi, ekonomi dhe infrastrukturë.

Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e forta, stuhitë me breshër, erërat e forta dhe përmbytjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!