Një tentativë e gabuar për parakalim shkaktoi një aksident në aksin Milot-Lezhë pasditen e sotme.
Sipas policisë në afërsi të një kompleksi mjeti tip “Audi” me drejtues E.N. është përplasur me mjetin me drejtues R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.
Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesit e mjeteve E.N. dhe R.N. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Pas disa minutave bllokim, qarkullimi u rikthye normalisht./ Abcnews.al