Paradoksi i izolimit në fundjavë, farmacitë të mbyllura, karburantët 24 orë hapur

schedule14:50 - 26 Prill, 2020

schedule 14:50 - 26 Prill, 2020

Që nga koha kur Ministria e Shëndetësisë firmosi urdhërin për izolim total në fundjavë, brenda kategorive të bizneseve që nuk duhet të ngrenë qepenat e tyre u përfshinë edhe Farmacitë.

Në rastet kur mjeku i familjes do të konstatonte të premten vonë probleme shëndetësore që duhen trajtuar me medikamente, pacientët e tij do të duhet të prisnin të paktën 48 orë për t’i blerë këto medikamente në farmaci duke rrezikuar në këtë mënyrë që gjendja e tyre të përkeqësohet.

Farmacitë nuk mbyllen asnjë orë jo siç mund të mbyllen një fundjavë. Sëmurët këtu kanë nevojë për spitale”, është shprehur një banor.

Një tjetër qytetar ka theksuar se duhet të ketë një farmaci.

Një tjetër qytetare thekson fakti se ka vend për korigjim por jo për ankim. “Edhe mund të korigjohej diçka pasi nuk është justifikim për tu ankuar pasi ka ditë boll për ti qëndruar pranë vetes”.

Ka njerëz me sëmundje kronike që vuajne dhe duhet të marrin mjekim, ose jeni të dorëzuar para shëndetsisë ose para farmacisë duhet që ministria të shikojë edhe njëherë planin”, është shprehur një tjetër banor.

Të vetmet automjete që lëvizin në dy ditët e fundjavës janë vetëm automjetet e urgjencës, apo edhe mjetet private të personave që e kanë të detyruar të dalin në punë përgjatë të shtunës dhe të dielës.

Rrugët kryesore të kryeqytetit, përgjatë fundjavës kryesisht kthehen në pedonale, por pavarësisht kësaj të gjitha pikat e karburantit ofrojnë shërbim 24 orë përgjatë 7 ditëve të javës. Nga kjo e hënë, 2 qarqe dhe 8 qytete të vendit do të konsiderohen si zona të gjelbra dhe lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve do të relaksohet, ndërkohë që fundjavë sërish të gjithë do t’i rikthehen izolimit.

Do të duhet që Ministria e Shëndetësisë të rivlerësojë vendimin e saj, duke i dhënë më shumë prioritet shëndetit të qytetarëve se sa furnizimit të automjeteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!