Denzel Dumfries rrëmbeu me gëzim një banderolë nga një tifoz dhe e tregoi atë gjatë festimeve të Scudettos së Interit, duke e përshkruar yllin e Milanit, Theo Hernandez, si një qen i lidhur me zinxhir.
Dyshja pati një përplasje të shëmtuar gjatë “Derby della Madonnina” të hënën mbrëma, ku të dy lojtarët u përjashtuan me kartonin e kuq.
Prandaj, Dumfries u pezullua për fitoren e ditës së dielë 2-0 ndaj Torinos në “San Siro”, por ai u bashkua me shokët e tij të skuadrës për paradën me autobusë të hapur nëpër rrugët e qytetit.
Ai vuri re një pankartë të mbajtur lart nga fansat dhe kërkoi që t’ia jepnin, duke e mbajtur me gëzim mbi kokë.
Pankarta përshkruante veten e tij duke mbajtur një qen me zinxhir që kishte fytyrën e Theo Hernandez./ h.ll/abcnews.al
Trop ghetto. ?
Denzel Dumfries qui brandit un poster où il tient en laisse Theo Hernandez lors de la célébration du titre pour l’Inter Milan ! ???⛓️ pic.twitter.com/PxeBGhC9X8
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 28, 2024