Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur për të ndryshuar praktikën e njësuar të vitit 2011 për vendosjen e masave të sigurimit personal nga gjykatat.
Pritet që në këtë mbledhje të vendoset një praktikë e re, e cila thotë që gjykata, para se të shkojë te masa më e ashpër, ajo e arrestit me burg, duhet të arsyetojë përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme.
Çdo rast duhet të jetë i individualizuar në arsyetim dhe jo i bazuar në stereotipe të përgjithshme.
Ndryshimi i praktikës vjen edhe si nevojë e ndryshimeve ligjore të ndodhura në vitin 2017 dhe e Konventës së të Drejtave të Njeriut./abcnews.al


