Leja e shumëpritur nga mjekët më në fund ka ardhur për Raul Jimenez. Sulmuesi mund të kthehet me Wolves në fushë dhe ditën e sotme ai e nis nga minuta e parë ndeshjen miqësore ndaj Crewe Alexandra.
Meksikani nuk luan që nga data 29 nëntor e vitit të shkuar, kur u dëmtua rëndë në një ndeshje të Wolves ndaj Arsenal, pas një dueli të ashpër kokë më kokë me David Luiz.
Pas përplasjes Jimenez ra pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital, ku diagnoza ishte e frikshme. Ai kishte pësuar frakturë në kafkë dhe iu desh të operohej në mënyrë të menjëhershme sepse i rrezikohej jeta.
Prej muajsh ai është kthyer në stërvitje të veçuar, nën masa të rrepta sigurie për shëndetin dhe më në fund ai mund të kthehet në fushë në një ndeshje normale pas gjithë atij rreziku që kaloi. Super lajm! /abcnews.al
We have some big news…
??? pic.twitter.com/yy9ONGttgt
— Wolves (@Wolves) July 17, 2021