Prokurorët kanë publikuar foto të shufrave të arit dhe parave që dyshohet se janë marrë nga senatori demokrat amerikan Robert Menendez dhe gruaja e tij. Senatori dhe gruaja e tij Nadine, po përballen me akuza për korrupsion: komplot për të kryer ryshfet, komplot për të kryer mashtrim dhe komplot për të kryer zhvatje.
Sipas aktakuzës, çifti mori para nga tre biznesmenë të New Jersey midis 2018 dhe 2022 për të përdorur kontaktet e tyre në Uashington për të çuar përpara interesat e biznesmenëve dhe qeverisë egjiptiane. Pas një kontrolli në shtëpinë e tyre u gjetën 100,000 dollarë shufra ari, 480,000 dollarë para të gatshme.
Mes dhuratave është përfshirë edhe një makinë luksoze ndërsa thuhet se janë bërë edhe pagesat e hipotekës. Sipas raportimeve, Menendez i ka përcjellë qeverisë egjiptiane informacione të ndjeshme. Autoritetet në këtë kohë kanë ngrirë tashmë pasuritë, të cilat ata i konsiderojnë si të ardhura të ryshfetit.
Më 27 shtator do të dalin para gjykatës pesë të pandehurit, senatori me bashkëshorten dhe tre biznesmenët. Kjo është hera e dytë që zoti Menendez akuzohet për ryshfet por u shpall i pafajshëm në vitin 2015.
U.S. Senator Robert Menendez, his wife, and three New Jersey businessmen charged with bribery offenses@NewYorkFBI https://t.co/YoE9xEirOo pic.twitter.com/wR27VDYAK7
— US Attorney SDNY (@SDNYnews) September 22, 2023
/abcnews.al