Para, sfida dhe plot surpriza për disa shenja: Horoskopi për të gjithë muajin shkurt

schedule11:26 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:26 - 2 Shkurt, 2021

Astologu Jorgo Pulla ishte i ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” për të bërë parashikimin e Horoskopit për muajin Shkurt. Si do të jenë ditët e ardhshme përsa i përket dashurisë, punës dhe financave?

Dashi

Muaji shkurt është pozitiv por në datën 13 deri në 17 duhet të jetë i kujdesshëm për shkak të disa debateve në lidhje me punën por jo problematike. Duhet të kenë kujdes deri me datën 23. Mundësitë janë të mëdha për të arritur aty ku duan. Në fushën sentimentale kanë patur disa probleme por do të rregullohen tani. Përsa i përket dokumentacionit do të kenë ndikime të mira sidomos 10 ditëshi i tretë. Këtë javë ditën e enjte do të marrin një lajm shumë të mirë.

Demi

Kanë mundësi të mira që do t’i shfrytëzojnë si ndryshimi i punës. Është koha e përshtatshme që të shkojnë në profilin e tyre sidomos për ato që merren me punë private. Do të kenë një ndikim pozitiv me marrëdhëniet nga jashtë. Do të bëjnë biseda të rëndësishme sidomos ata që kanë lindur nga data 27 deri me 30, pasi kanë një mundësi të mirë me vendimet që do të marrin sepse është diçka shumë pozitive.

Lexo edhe: 6 shenjat e Horoskopit që kanë karakterin më të fortë

Binjakët

Do të kenë komunikim me instanca të larta. Duhet të keni shumë kujdes deri me datë 9 sepse disa fjalë do të dalin në sipërfaqe por mund t’i mbyllni. Keni mundësi t’i falni të tjerët për atë që kanë thënë. Në lidhje me çështjet e punës dhe anës ekonomike do të jetë pak vështirë për shkak të një gabimi. Blerjen e një makine apo diçkaje tjetër do të bëni mirë ta anashkaloni deri me 15 por të jetë ditë e shtunë.

Gaforrja

Nuk duhet të ndiheni fajtor për atë që ndodhi. Një çështje shpirtërore do të rikthehet sidomos lidhjet me Bricjapin apo Demin është e mundur të realizohen. Vendimet që mund të merren janë pozitive dhe mund të arrihet deri në martesë. Përsa i përket blerjeve për pasuri të paluajtshme do të prisni dhe pak.

Lexo edhe: Takime premtuese për shenjën tuaj, çfarë thotë parashikimi i yjeve për sot

Luani

Luani shquhet për vetëbesim, kanë ndikim shumë pozitiv këtë periudhë dhe do të jetë e mbarë. Këtë muaj do të kenë problem me bankat prandaj mundohuni t’i stabilizoni. Ka diçka shumë të mirë në lidhje me udhëtimet, dhe vendimet por të gjitha këto mund t’i realizoni pas datës 17. Ekonomia dhe financat do të arrijnë sukses por një bashkëpunim me Ujorin dhe Demin do të jetë interesant.

Virgjëresha

Gjërat mund t’i stabilizojnë kur duan. Edhe pse do ta kalojnë me lodhje këtë muaj, kjo do t’ja vlejë në vazhdim sepse vënë pikat mbi “i” dhe i shtrojnë gjërat. Janë pak manjakë me punën dhe ka diçka të mirë me këtë çështje sepse mund t’i thonë po një oferte. Kjo është periudha më e mirë për t’i dhënë po por nëse iu jepet mundësia pas datës 11 mund ta firmosin dokumentin. Stabilizimi ekonomik do të jetë pas datës 20.

Peshorja

Kanë vuajtur shumë tre vitet e fundit në fushën e punës dhe çështjet gjyqësore, por kanë kohën e duhet t’i stabilizojnë sidomos tani nga data 7. Kanë një ndikim shumë të mirë në vazhdimësi dhe mund t’ja arrijnë qëllimit por dhe për çështjet gjyqësore mund të përfitojnë shumë sidomos me dokumentacionet për ata që janë në diasporë.

Akrepi

Akrepi lidhet me mjekësinë dhe do të thosha se kanë një lajm të mirë në mjekësi por dhe në fushën shpirtërore. Lidhja Akrep-Dem, Akrep-Luan apo Akrep-Ujor dhe pse mund të kenë shumë debate duket se gjërat janë në favorin tuaj. Është koha dhe për një shtatzani. Në lidhje me biznesin dhe karrierën është një moment historik, mos i lini pas dore dokumentet apo diçka nga jashtë.

Shigjetari

Duhet të fokusohen tek ekonomia sepse ngelën gjithmonë të vegjël. Duhet të dinë ku të investojnë sepse e kanë këtë mundësi. Ka një ndikim shumë të mirë dhe mund të arrihet diçka pozitive ekonomike, financat nuk duken të mërzitshme.

Bricjapi

Luajnë gjithmonë rolin e ekonomistit por nuk arrijnë dot ta bëjnë atë që duan. Kanë një rëndësi të veçantë për veten, të kenë kujdes sepse një marrje kredie nuk do t’ju vlejë për atë që do të bëni. Pas datës 25 bëni çfarë të doni sepse është koha perfekte. Për çështjet shpirtërore ka një problem me Peshoren dhe Dashin por do e zgjidhni, ndërsa tek financat duhet pak kujdes.

Ujori

Meqenëse kanë shumë planete me ndikim duhet të jenë të kujdesshëm. Duhet t’i bëjnë llogaritjet me laps dhe letër. Në fushën sentimentale do të kenë një shans shumë të madh. Do të përfitojnë dokumentacione. Po presin me padurim për çështje ligjore këto dy javë sepse kanë patur probleme por do t’i rregullojnë. Është koha e tyre më e artë. Në vazhdimësi do të marrin lajme të mira, sidomos ato që kërkojnë një bashkim familjar. Do të gjendet një mundësi që ta stabilizoni këtë gjë.

Peshqit

Në fakt kanë një ndikim shumë të mirë me disa takime të rëndësishme intelektuale sepse do të bëhen objekt bisede pas datës 7 deri me 14. Bëhet fjalë për lajme shumë të mëdhaja dhe ka të bëjë me shtetin dhe ligjin. Do të zgjidhin një çështje shumë të madhe që kanë patur këto 10 vjet. Në lidhje me ekonominë dhe financat duhet të kenë kujdes sidomos 10 ditëshin e parë dhe të fundit, por gjërat do të jenë pozitive dhe jo problematike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!