Para dy vitesh i shpëtoi tentativës për vrasje nga i dashuri, 35-vjeçarja vdes pas ndërhyrjes estetike në gjoks

schedule17:17 - 22 Prill, 2022

schedule 17:17 - 22 Prill, 2022

Një 35-vjeçaare nga Modena, Itali ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjoks të cilën e bëri në shtëpi nga një estetiste e cila nuk dihet nëse është e specializuar.

Estetistja “e vetëquajtur” tani është shpallur në kërkim nga autoritetet.

35-vjeçarja vdiq të enjten, 21 prill në spitalin Baggiovara. Mjekët  u përpoqën deri në fund por nuk mundën t’ia shpëtonin jetën.

Sipas mediave italiane,  Samantha Migliore i kishte shpëtuar një tentative për vrasje në nëntor 2020, pasi ish i dashuri i saj e kishte goditur në kokë.

Sipas asaj që raportohet, nëna e re kishte kryer një ndërhyrje për të përmirësuar pamjen e gjoksit të saj. Kur 35-vjeçarja filloi të ndihej keq, shkoi menjëherë në spital, shkruan Corriere della sera.

Autopsia

Samantha Migliore mund të ketë vdekur nga shoku shoku anafilaktik , ose nga arresti kardiak. Megjithatë, do jenë përgjigjet e analizave mjeko-ligjore ato që do përcaktojnë shkakun e  saktë të vdekjes.

Gjithashtu janë bërë analizat për të kuptuar se çfarë i është injektuar në trup gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të gjoksit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!