Paqueta: Ky është versioni im më i mirë, besojmë te fitorja ndaj Juventusit!

schedule22:16 - 5 Korrik, 2020

schedule 22:16 - 5 Korrik, 2020

Lucas Paqueta, mesfushori brazilian i Milanit, ka bërë një premtim për tifozët kuqezi, duke thënë se momenti i tij më i mirë po vjen dhe se kundër Juventusit, besojnë realisht te fitorja. Pas suksesit kundër Lazios, 22 vjeçari (mbush 23 muajin e ardhshëm), pranoi se tani po shihet forma e tij më të mirë.

“Ky është Paqueta më i mirë”, tha braziliani për SkySport Italia. “Tani ndihem më mirë, kam vetëbesim, trajneri më beson. Po mundohem të qëndroj i përqendruar te gjërat brenda fushave të lojës, jo zërave të merkatos.

Vetëbesimi është gjëja më e rëndëishme për një futbollist dhe për momentin, e kam këtë gjë. Juventus? Me skemën 4-2-3-1, ndihemi më mirë. Tani është rikthyer dhe Ibrahimovic, një plus i madh për ne. Fitorja me Lazion ishte speciale, besojmë te fitorja dhe kundër Juves”, përfundoi Paqueta./abcnews.al