Paqja fiskale, biznesi i interesuar/ Radonshiqi: Nismë pozitive, u jep qetësi sipërmarrësve. Ulet evazioni fiskal

schedule14:13 - 25 Prill, 2025

schedule 14:13 - 25 Prill, 2025

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi thotë se paqja fiskale për bizneset, e propozuar nga qeveria, është nismë pozitive.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Radonshiqi u shpreh se kjo u jep qetësi sipërmarrësve.

Sipas Radonshqit, pritet që të ulet edhe evazioni fiskal.

“Është element pozitiv dhe biznesi është deri diku i çliruar. Edhe fjala, paqe, është vërtet fjalë e gjetur. Një qetësi e sipërmarrësve për të vazhduar më tej. Të tre shtyllat kanë efektet e tyre pozitive. Efekti më pozitiv i kësaj metode, në se do kemi shtesë në fitimin e biznesit, mjafton ta deklarojë dhe do të tatohet 5 përqind. Kjo i shërben të dy palëve. Po flasim për biznese që këto 4 vite kanë pasur probleme. Qeveria ka në plan që të zhvillojë bizneset. Duket komplekse, por ministrja e sqaroi rastin konkret. Është e qartë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!