Papunësia në Austri u rrit në 6.9 për qind në tetor, 372,000 njerëz ishin të papunë

schedule15:14 - 4 Nëntor, 2024

schedule 15:14 - 4 Nëntor, 2024

Shkalla e papunësisë në Austri u rrit nga 6,6 për qind në shtator në 6,9 për qind në tetor, dhe në këtë vend janë regjistruar 371 648 të papunë, njoftoi Shërbimi Publik Austriak i Punësimit (AMS).

Siç thuhet, nga numri i përmendur, 293.301 persona janë të papunë, ndërsa 78.347 persona janë në programin e rikualifikimit AMS. Numri i të papunëve dhe pjesëmarrësve në trajnimet për punësim është rritur me 32.752 në bazë vjetore.

Ministri austriak i Punës dhe Ekonomisë, Martin Kocher e cilësoi situatën në tregun e punës si “ambivalente” pasi papunësia në tetor u rrit në vend, por në të njëjtën kohë regjistroi një numër rekord punonjësish dhe një numër të mjaftueshëm vendesh të lira.

Sipas tij, problem është në radhë të parë sektori i industrisë, ku papunësia është rritur në më shumë se 16 për qind. Kocher tha se ka shenjat e para të “optimizmit të kujdesshëm” në lidhje me zhvillimin ekonomik të Austrisë, duke shtuar se rimëkëmbja e ekonomisë është parakusht për stabilizimin e tregut të punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!