Papua Guinea e Re urdhëron mijëra banorë të evakuohen

schedule17:31 - 28 Maj, 2024

schedule 17:31 - 28 Maj, 2024

Papua Guinea e Re urdhëroi këtë të martë mijëra banorë të evakuuohen në rajonin Enga pasi një pjesë e një mali u shemb të premten, duke varrosur të paktën 2,000 njerëz.

Zyrtarët thanë se shanset për të gjetur të mbijetuar ishin të pakta, edhe pasi ekipet e ndihmës mbërritën në rajonin verior Enga të vështirë për t’u arritur të kombit të Paqësorit, raporton Reuters.

Pajisjet e rënda dhe ndihmat kanë qenë të ngadalta për të mbërritur për shkak të terrenit të paarritshëm dhe trazirave fisnore në zonë, duke detyruar ushtrinë të shoqërojë autokolonat e ndihmave.

Banorët përdorën lopata dhe duartë për të kërkuar të mbijetuarit.

“Zona e rrëshqitjes është shumë e paqëndrueshme. Kur jemi atje lart, dëgjojmë rregullisht shpërthime të mëdha aty ku është mali, ka ende gurë dhe mbetje,” tha për Reuters kryetari i Komitetit të Fatkeqësive të Provincës Enga, Sandis Caka.

Personeli ushtarak ngriti pika kontrolli dhe ndihmoi në zhvendosjen e banorëve në qendrat e evakuuimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!