Papu Gomez-Inter: Akord për pagën, ka vetëm një ngërç me Atalantën

schedule19:28 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 19:28 - 30 Dhjetor, 2020

Papu Gomez është drejt largimit nga Atalanta. Ai po stërvitet veçmas për momentin dhe në skenë për të kanë dalë disa klube, por Interi duket më pranë. Të paktën kështu raportohet në mediat italiane, që shkruajnë se ka një akord mes palëve.

Për argjentinasin është gati një marrëveshje nga e cila përfiton 2.5 milion euro në sezon deri në qershor të vitit 2023, ndërkohë që ka edhe bonuse të përfshira në të. Konkurrenca nuk mungon, pasi edhe Milani, Roma e Lazio e duan.

Për kalimin tek Interi ngërçi është shuma që kërkon Atalanta. 15 milion euro zikaltrit nuk mund t’i paguajnë për blerjen e 33-vjeçarit. Ata janë gati të paguajnë një shifër më të ulët, që do e siguronin me shitjen e Andrea Pinamonti. Gjithashtu Interi do të përfshijë në marrëveshjes edhe Gaetano Cristiano, nga të rinjtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!