Paplekaj: Vrasje për vetëmbrojtje. Avokatët kërkuan rikualifikim të veprës penale, Apeli vendos në 1 korrik

schedule15:44 - 21 Qershor, 2024

schedule 15:44 - 21 Qershor, 2024

Gjykata e apelit do të shpallë vendimin më 1 korrik për Arbër Paplekajn I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjdhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.

Në seancën e së premtes mbrojtja e Paplekajt paraqiti konkluzionet përfundimtare duke kërkuar edhe rikualifikim të veprës penale për Paplekajn, nga ajo e vrasjes për të cilën është dënuar me 22 vite burg nga gjykata e Elbasanit, në vrasje në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Po kështu pala mbrojtëse pretendoi se, faktet e paraqitura në Shkallën e Parë në gjykatën e Elbasanit nuk ishin të vërteta. Sipas avokatit Marash Martini pas kryejes së ekzpertizave të reja mes të cilave edhe rindërtimi I skemës së vrasjes, gjykata e apelit e ka mw tw lehtw pwr tw dhwnw një vendim të drejtë.

Gjithashtu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë shihet se Paplekaj, ka reaguar në momentin që është plagosur shoku i tij dhe kur i është drejtuar arma, duke pretenduar se reagimi lidhet me kushtet e vetëmbrojtjes.

Nga ana tjetër prokuroria kërkoi të qëndrojë në fuqi dënimi me 22 vite burg për Paplekajn ndërsa seanca e radhës ku do të shpallet edhe vendimi do të mbahet më 1 korrik në orën 14./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!