Papërgjegjshmëri, e dashura e Daniele Rugani zbulon faktin tronditës

schedule11:36 - 24 Mars, 2020

schedule 11:36 - 24 Mars, 2020

Një skandal i vërtetë te Juventusi. Bëhet fjalë për mbrojtësin e bardhezinjve, Daniele Rugani, i cili ishte futbollisti i parë pozitiv me Covid-19. Klubi torinez e konfirmoi se italiani ishte i infektuar në 11 mars, por e dashura e tij ka zbuluar disa fakte tronditëse.

Sipas informacioneve të gazetarit të GDS-së, Giuseppe Pastore, Rugani e ka ditur se mund të kishte Coronavirus dhe ai përsëri ka shkuar në ndeshjen kundër Interit. Është e dashura e 25-vjeçarit, Michela Persico, ajo që ka zbuluar të gjithë prapaskenën.

Ajo e ka pranuar se i dashuri i saj ka pasur ethe në 7 mars dhe mënjëherë ditën tjetër ka bërë testin për Covid-19 me anë të një tamponi. Dhe pse përgjigjja nuk dihej, ai shkoi në ndeshje dhe qëndroi në stol në ndeshjen kundër Interit, ku mund të ketë infektuar dhe persona të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!