Papa: Vëllezërit rusë dhe ukrainas, Zoti i ndihmoftë të arrijnë paqen

schedule14:39 - 16 Prill, 2023

schedule 14:39 - 16 Prill, 2023

Papa Françesku këtë të dielë i është drejtuar turmës së mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për të festuar Pashkët.

Papa në fjalën e tij para besimtarë ka uruar “Gëzuar Pashkët” për të gjithë ortodoksët, të cilët sot kremtojnë Ngjalljen e Krishtin.

 “Dua të shpreh afërsinë time me të gjithë vëllezërit dhe motrat që, veçanërisht në Lindje, sot festojnë Pashkët. Zoti i ringjallur qoftë pranë jush dhe ju mbushtë me Shpirtin e tij të Shenjtë, Gëzuar Pashkët për të gjithë ju”, ka thënë Papa.

Ndër të tjera në urimin e tij ai ka zgjedhur që të veçojë besimtarët rusë dhe ukrainas të cilët janë në luftë me njëri tjetrin.

Vëllezërit rusë dhe ukrainas po festojnë sot Pashkët. Zoti u qëndroftë në krah dhe i ndihmoftë të arrijnë paqen.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!