Luftërat në botë, fëmijët që vriten, bombardimet në shkolla dhe në spitale. Mesazhi i papa franceskut në meshën solemne në prag të krishtlindjeve në Vatikan ishte i fortë.
“Shpresa që lind në këtë natë nuk toleron përtacinë e atyre që janë mësuar me rehati dhe komoditete. Nuk pranon kujdesin e rremë të atyre që nuk marrin anë nga frika se mos kompromentohen dhe ata që mendojnë vetëm për veten, nuk e ngrenë zërin kundër së dhe padrejtësive që bëhen mbi kurrizin e më të varfërve”
Në nisje të ceremonisë papa hapi derën e shenjtë bë bazilikën e shen pjetrit, në pritje të vitit jubilar që do të zgjasë deri në 6 janar të vitit 2026.
Viti i Shenjtë Katolik, i njohur gjithashtu si Jubile, konsiderohet një kohë paqeje dhe faljeje. Zakonisht ato përsëriten çdo 25 vjet. Pelegrinët që vijnë në Romë gjatë vitit mund të marrin indulgjenca të veçanta, ose falje të mëkateve të tyre.
Në meshën papale për rreth 6,000 njerëz në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe 25,000 të tjerë që shikonin në ekranet në sheshin jashtë, Papa përsëriti gjithashtu një thirrje të mëparshme për vendet e zhvilluara që të përdorin Jubileun për të ulur barrën e borxhit me të cilën përballen vendet me të ardhura të ulëta.
“Jubileu na thërret në përtëritje shpirtërore dhe na angazhon për transformimin e botës sonë. Një kohë jubilare për vendet më të varfra të ngarkuara nën borxhe të padrejta; një kohë jubilare për të gjithë ata që janë në robëri të formave të skllavërisë së vjetër dhe të re.”
Papa u shfaq në formë mbrëmjen e së martës edhe pse kohët e fundit është përballur me probleme të shëndetit.
Të mërkurën, ai do të japë mesazhin dhe bekimin e Ditës së Krishtëlindjes “Urbi et Orbi”./abcnews.al