Në një kohë kur lufta në Gaza vazhdon dhe mijëra njerëz përballen çdo ditë me bombardime dhe uri ekstreme, Papa Leoni XIV priti aktivistë të paqes.
Ati i shenjtë u takua me përfaqësues të lëvizjeve të paqes që krijuan “Arenën e Paqes” në Verona.
Mes atyre që morën pjesë ishin aktivisti izraelit i paqes Maoz Inon dhe aktivisti palestinez i paqes Aziz Sarah, të cilët u përqafuan në prani të Papa Françesku gjatë një eventi në Verona në maj 2024.
Papa iu drejtua aktivistëve duke bërë thirrje për paqe dhe marrëdhënie të drejta mes njerëzve.
“Rruga drejt paqes kërkon zemra dhe mendje të stërvitura në shqetësimin për të tjerët dhe të afta për të perceptuar të mirën e përbashkët në botën e sotme. Sepse rruga drejt paqes I përfshin të gjithë dhe çon në nxitjen e marrëdhënieve të drejta midis të gjitha qenieve të gjalla”
Ai përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund konflikteve, në mënyrë fëmijët të mos rriten në një kulturë dhune
“Fëmijët dhe të rinjtë tanë duhet të jenë në gjendje të përjetojnë kulturën e jetës, dialogun dhe respektin e ndërsjellë. Mbi të gjitha, ata kanë nevojë për dëshminë e burrave dhe grave që mishërojnë një mënyrë jetese të ndryshme dhe jo të dhunshme” / abcnews.al