Pandemia e koronavirusit “ka nxjerrë në pah ndërvarësinë tonë: të gjithë jemi të lidhur me njëri-tjetrin, në të mirë edhe në të keqe.
Këto ishin fjalët e Papa Françeskut në fjalimin e parë pas bllokimit duke nënvizuar faktin se “për t’ia dalë mbanë nga kjo krizë, ne duhet të jemi të gjithë së bashku, jo vetëm, sepse gjithçka zgjidhet bashkë.
Le t’i lutemi Zotit që kriza që po kalon njerëzimi të mos jetë arsye për ndarje, por për unitet dhe solidaritet “.
Papa u dërgoi lutjet edhe fëmijëve që po rikthehen në shkolla: “Lutjet e mia shkojnë veçanërisht te fëmijët që do të rikthehen në shkollë në javët e ardhshme. Zoti ju bekoftë!”, përfundoi Papa./abcnews.al