Papa mbi hapësirën shqiptare, telegram Metës: I lutem Zotit për ju, paqe dhe begati

schedule16:18 - 8 Mars, 2021

schedule 16:18 - 8 Mars, 2021

Papa Françesku i ka dërguar një mesazh Presidentit tё Shqipёrisё Ilir Meta, teksa po kalonte mbi vendin tonë pas kthimit nga Iraku.

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të dikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”.

Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si zakonisht, u dërgon presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje. Mbi Shqipëri, Ati i Shenjtë i dërgoi këtë telegram Presidentit tё Shqipёrisё Ilir Meta;

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të dikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati” shkruan vaticannews./ Abcnews.al