Papa kujton të sëmurët në shtëpitë e përkujdesjes

schedule18:26 - 5 Prill, 2021

schedule 18:26 - 5 Prill, 2021

Në Vatikan, Papa Françesk ia kushtoi lutjen e tij të mesditës të hënën e Pashkëve katolike veçanërisht të moshuarve dhe të sëmurëve, si dhe banorëve të shtëpive të përkujdesjes.

Papa Françesk u bëri thirrje katolikëve në të gjithë botën që të frymëzohen nga “fuqia e ringjalljes” së Jezuit. “Të gjesh Krishtin do të thotë të gjesh paqe në zemër”, tha ai të hënën e Pashkëve gjatë lutjes së mesditës në Vatikan. Kreu i kishës dërgoi përshëndetje të veçanta për të sëmurët, të moshuarit dhe njerëzit në shtëpitë e përkujdesjes.

“Të dashur motra dhe vëllezër, në atmosferën e Pashkëve që karakterizon ditën e sotme, unë përshëndes ngrohtësisht këdo që po ndjek këtë moment të lutjes përmes medieve sociale të komunikimit. Veçanërisht mendoj për të gjithë njerëzit e moshuar dhe të sëmurë, që janë të pranishëm që nga shtëpia ose nga shtëpitë e përkujdesjes. Unë ju dërgoj fjalë inkurajimi dhe vlerësimi të gjithëve për dëshminë tuaj: Unë jam pranë jush! ”

Vatikan Papst Franziskus feiert die Ostermesse

Kreu i Kishës Katolike deklaroi se dëshironte t’u dërgonte atyre një shenjë shprese dhe inkurajimi. 84-vjeçari e tha lutjen e tij në bibliotekën e Pallatit Apostolik. Ndër të tjera, lutja u transmetua në internet. Për shkak të masave të rrepta mbrojtëse ndaj Covid-19, aktualisht nuk ka pothuajse asnjë pelegrin në Romë. Sheshi i Shën Pjetrit ishte pothuajse i zbrazur./DW