Shenjtëria e tij Papa Françesku nuk e harron Shqipërinë dhe shqiptarët, as në lutjet, as në mendimet e tij. Ai i ka dërguar bekimet e tij të shenjta sipërmarrësit shqiptar Nikolin Jaka. Një certifikatë e posaçme i ka ardhur z. Jaka me rastin e 50-vjetorit të lindjes.
Por nuk është dhe aq përvjetori se sa respektimi i kontributit të pamohueshëm të zotit Jaka në biznes dhe në drejtimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Sipërmarrja është shpirti i ekonomisë dhe sipërmarrja në Shqipëri është më e vështirë sesa kudo tjetër. Ndaj Papa dërgon bekimet e tij, ngase sipërmarrja ka nevojë për mbrojtje dhe kujdes, njerëzor dhe hyjnor. Bekimet papnore rezervohen për personalitetet më të larta botërore. /abcnews.al/