Papa Françesku zemërthyer nga të shtënat në Teksas ku u vranë 19 fëmijë, bën thirrje për kontroll të armëve

schedule17:35 - 25 Maj, 2022

schedule 17:35 - 25 Maj, 2022

Papa Françesku tha të mërkurën se ishte “zemërthyer” nga të shtënat në shkollën e Teksasit ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe 2 mësues.

Ai bëri thirrje për kontroll më të madh të armëve.

Të pranishmit në Sheshin e Shën Pjetrit duartrokitën thirrjen e tij, të bërë një ditë pas të shtënave në një shkollë në gati një dekadë.

Lexo edhe: Bota vajton për 19 nxënësit e vrarë në shkollën e Teksasit, prindërit i japin lamtumirën e fundit fëmijëve

“Jam zemërthyer nga masakra në shkollën fillore në Teksas. Unë lutem për fëmijët dhe të rriturit që u vranë dhe për familjet e tyre,” tha Françesku.

“Është koha t’i themi “mjaft” trafikut pa kriter të armëve. Le të angazhohemi të gjithë që tragjedi si kjo të mos ndodhin më,” tha ai.

Papa Françesku shpesh ka kritikuar industrinë e armëve. Në vitin 2015 ai tha se njerëzit që prodhojnë armë ose investojnë në industritë e armëve janë hipokritë nëse e quajnë veten të krishterë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!