Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa Françesku viziton fëmijët me kancer në spitalin ku është shtruar

schedule15:56 - 15 Qershor, 2023

schedule 15:56 - 15 Qershor, 2023

Papa Françesku shkoi në departamentin e onkologjisë pediatrike në spitalin në të cilin ai ndodhet i shtruar, për të vizituar fëmijët e sëmurë. Papa ndodhet i shtruar në katin e dhjetë të spitalit, ku po rikuperohet pas operacionit për heqjen e një hernie, ndërhyrje që u krye me disa ditë më parë.

Kujtojmë që zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar se Papa do të dalë nga spitali të premten. “Ekipi shëndetësor që monitoron Papa Françeskun konfirmoi daljen e tij nga spitali mëngjesin e së premtes, 16 qershor”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!