Papa Françesku ka uruar këtë të martë besimtarët ortodoksë dhe katolikë që e festojnë këtë festë sipas Kalendarit Julian.
Në një postim në rrjetin social X, Papa ka dërguar urimet më të përzemërta për komunitetet fetare që festojnë sot lindjen e Krishtit, raporton Vatican News.
Kreu i Kishës Katolike Romake siguroi konkretisht se lutjet e tij u kushtohen atyre që vuajnë nga konfliktet aktuale.
“Jezusi u sjelltë paqe dhe gëzim të gjithëve”, tha Papa Françesku./abcnews.al