Papa Françesku u lan këmbët 12 të burgosurve

schedule10:10 - 6 Prill, 2023

schedule 10:10 - 6 Prill, 2023

Papa Françesku do të rikthehet, pas dhjetë vjetësh, atje ku pati kremtuar Meshën e parë in Coena Domini. Sot më 6 prill do ta kremtojë të Enjten e Madhe në burgun e të miturve të Casal del Marmo, në Romë.

Papa do t’u lajë këmbët 12 të rinjve të kombësive të ndryshme gjatë liturgjisë së së Enjtes së Madhe.  Gjesti shënon një shenjë solidariteti për ta parë njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra, pavarësisht refuzimit dhe braktisjes së shoqërisë.

Kjo tregon afërsinë e Papës me ata që shpesh refuzohen nga shoqëria dhe thjesht etiketohen si “një problem”. Dhe vizita e Papa Françeskut sërish në këtë institucion pas dhjetë vjetësh tregon shqetësimin e tij të jashtëzakonshëm për të burgosurit.

/abcnews.al