Papa Françesku tregon momentin kur ra në dashuri: E kisha të vështirë të lutesha s’më hiqej nga mendja

schedule12:36 - 14 Mars, 2024

schedule 12:36 - 14 Mars, 2024

Papa Françesku po përgatitet të botojë autobiografinë e tij, pjesë të së cilës u botuan në shtypin italian. Gazeta Corriere della Sera siguroi sot pjesë të nga autobiografia e Papa Françeskut, e cila do të dalë më 19 mars në Europë dhe Amerikë.

Papa shkroi autobiografinë e tij së bashku me gazetarin italian Fabio Marchese Ragona.

Duke iu referuar viteve të rinisë së tij, Papa në autobiografinë e tij zbulon se para se të hynte në seminar ishte dashuruar me një vajzë.

“Para se të hyja në shkollë fetare, kisha një të fejuar, një vajzë që punonte në industrinë e filmit, shumë e ëmbël, e cila më pas u martua dhe bëri fëmijë. Pastaj një ditë shkova në dasmën e një xhaxhai dhe takova një vajzë.

Ajo ishte aq e bukur dhe e zgjuar. Për një javë, nuk më hiqej nga mendja dhe e kisha të vështirë të lutesha. Pastaj për fat kaloi dhe arrita t’i përkushtohem plotësisht thirrjes së Zotit”, shkruan ai.

Papa Françesku thekson se nuk mendon të japë dorëheqjen dhe shton se nëse kjo ndodh ndonjëherë, ai nuk duhet të quhet “papa emeritus” por “peshkop emeritus i Romës”.

Sa i përket Vatikanit Papa Françesku shkruan:

“Disa ishin më të interesuar për politikën, në fushatën zgjedhore duke pritur një konklavë të re.

Është njerëzore, mos u frikësoni. Kur Papa hyn në spital, ka shumë mendime. Ka edhe disa që shfrytëzojnë informacione të caktuara në avantazhin e tyre ose për të përfituar diçka nga publikimi i tyre.

Për fat të mirë, pavarësisht kohëve të vështira, nuk kam menduar kurrë ta lë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!