Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa Françesku tjetër lutje: Shën Mari na çliro nga lufta, ruaje botën nga kërcënimi bërthamor

schedule12:21 - 23 Mars, 2022

schedule 12:21 - 23 Mars, 2022

Papa Françesku ka dhënë sot një tjetër mesazh për situatën e luftës në Ukrainë. “Kemi humbur njerëzimin, kemi humbur paqen. Jemi bërë të aftë për çdo dhunë dhe shkatërrim. Ne kemi nevojë urgjente për ndërhyrjen tuaj Shën Mari.”

Kështu tha Ati i Shenjtë në lutjen e Shenjtërimit, dërguar të gjithë ipeshkvijve të botës, e cila do të recitohet të premten në Aktin e Shenjtërimit të njerëzimit, veçanërisht të Rusisë dhe Ukrainës.

“Prandaj, o Nënë, mirëprite këtë lutje tonën. Ti, yll i detit, mos na lejo të mbytemi në stuhinë e luftës, frymëzo projekte dhe rrugë pajtimi, ktheje harmoninë e Zotit në botë, shuaj urrejtjen, qetëso hakmarrjen, na mëso të falim” na çliro nga lufta, ruaje botën nga kërcënimi bërthamor”, tha Papa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!