Papa Françesku takohet me Orbanin

schedule14:37 - 12 Shtator, 2021

schedule 14:37 - 12 Shtator, 2021

Papa Françesku këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest ku është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Në këtë takim ai ka nënvizuar dallimet me liderin nacionalist dhe anti-migrant të Hungarisë.

Papa, pritet që të qëndrojë vetëm shtatë orë në Budapest për të marrë pjesë në një mbledhje ndërkombëtare të katolikëve, përpara se të udhëtojë drejt Sllovakisë. Kjo është vizita e parë e një pape bërë Hungarisë që prej se Papa Xhon Pali II vizitoi këtë shtet më 1996.

Orban u takua me Papa Françeskun në Muzeun e Arteve dhe më pas ata patën një takim prapa dyerve të mbyllura, ku mori pjesë edhe presidenti i Hungarisë dhe zyrtarët e Vatikanit.

Vatikani tha se takimi është mbajtur në një atmosferë “të përzemërt” dhe zgjati 40 minuta, më shumë se sa ishte paraparë.

Në mesin e shumë tema është diskutuar edhe për rolin e kishës në shtet, për zotimet për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur dhe promovuar familjen”, tha Vatikani përmes një deklarate.

Papa dhe Orbani nuk kanë qëndrime të njëjta në një varg çështjes, në mesin e tyre edhe migrimi. Qëndrimi i shkurtër i Papa Françeskut në Budapest mund të jetë tregues se ai nuk dëshironte që Qeveria e Orbanit të përfitonte politikisht nga një vizitë më e gjatë e një pape, para se ky shtet të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme në pranverën e vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!