Papa Françesku: Seksi është dhuratë nga Zoti, por rrezikohet nga pornografia

schedule15:07 - 17 Janar, 2024

schedule 15:07 - 17 Janar, 2024

“Seksi është një dhuratë nga Zoti, por katolikët duhet të shmangin pornografinë”.

Kështu ka deklaruar Papa përpara një audience në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Kënaqësia seksuale është diçka për t’u çmuar, por ajo po minohet nga pornografia dhe kënaqësia pa një marrëdhënie mund të gjenerojë forma varësie. Ne duhet të mbrojmë dashurinë,” theksoi Papa.

Papa Françesku dukej se po u përgjigjej kritikëve të tij konservatorë, të cilët u zemëruan javën e kaluar pasi një libër me përmbajtje seksualisht eksplicite të shkruar dekada më parë nga kreu i doktrinës së Vatikanit u bë sërish publik.

Libri, nga Víctor Manuel Fernandez, një kardinal argjentinas i afërt me Papa Françesku përfshinte një kapitull që përshkruan ndryshimet midis orgazmave mashkullore dhe femërore.

Në përgjigje të skandalit më të fundit, Fernandez, emërimi i të cilit në një nga postet më të fuqishme të Vatikanit u kritikua nga kardinalët konservatorë, tha se nëse do të kthente pas kohën, nuk do ta shkruante atë libër sërish.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!