Papa Françesku pret presidentin argjentinas në Vatikan, takimi me dyer të mbyllura zgjati rreth një orë

schedule12:59 - 12 Shkurt, 2024

schedule 12:59 - 12 Shkurt, 2024

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, priti sot në Vatikan presidentin argjentinas Javier Millay, me takimin me dyer të mbyllura që zgjati rreth një orë.

Presidenti argjentinas i dhuroi Papës tre dhurata,  sipas zëdhënësit të presidentit, Manuel Adorni. Vizita e Mileit në Vatikan është jokonvencionale madje e papritur.

Ka të ngjarë që presidenti dhe Papa Françesku,  të cilët të dy vijnë nga Buenos Aires kanë diskutuar mundësinë e një vizite papale në Argjentinë. Në nëntor, Papa Françesku uroi Milei për fitoren e tij në zgjedhje dhe presidenti nga ana e tij i kërkoi Françeskut të kthehej në Argjentinë.

Papa nuk e ka vizituar vendin e tij të lindjes që kur u bë kreu i kishës katolike në vitin 2013 dhe ndërsa ai ka treguar se do të dëshironte të kthehej, nuk është caktuar ende asnjë datë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!