Papa Françesku përsërit apelin për armëpushim në Lindjen e Mesme

schedule13:58 - 7 Gusht, 2024

schedule 13:58 - 7 Gusht, 2024

Kreu i Kishës Katolike dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku, ka deklaruar se situata humanitare në Gaza është e “tmerrshme” dhe ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim përballë konflikteve që përshkallëzohen në Lindjen e Mesme.

Sipas lajmeve të agjencisë italiane ANSA, Papa i cili të mërkurave zhvillon një seancë të përgjithshme pritjeje të hapur për publikun në Vatikan, në fjalën e tij theksoi se e ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme.

Pasi përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza ku situata është e “tmerrshme dhe e paqëndrueshme” dhe në të gjitha rajonet ku po ndodhin konflikte, Papa tha se ai lutet për përfundimin e konflikteve që vazhdojnë në Lindjen e Mesme.

Në fjalimin e tij më 4 gusht pas lutjes Angelus që kryhet çdo të diel në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa bëri thirrje që “konfliktet e përgjakshme në Lindjen e Mesme të mos përhapen më tej”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!