Papa Françesku për herë të parë mban maskë në publik

schedule22:22 - 20 Tetor, 2020

schedule 22:22 - 20 Tetor, 2020

Papa Françesku për herë të parë këtë të martë është shfaqur me maskë në publik. Mediat e huaja bëjnë me dije se papa është parë me maskë, ndërsa shërbente meshën për paqe në botë me udhëheqësit e tjerë fetarë.

Ai është shfaqur me maskë në në Bazilikën Romake St. Maria, ndërkohë më parë ai maskën e përdorte vetëm në makinën që udhëtonte në Vatikan.

Ai e gjeti veten në shënjestër të kritikave, veçanërisht në rrjetet sociale, pasi nuk mbante maskë në ambiente publike dhe kjo bënte që ai herë pa herë të ishte i rrezikuar nga kontakti me persona të infektuar.

83 vjeçari, ishte në meshë me udhëheqës të tjerë të krishterë në bazilikë, përfshirë Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë.

Papa Françesku hoqi maskën ndërsa foli para masës, ashtu si edhe udhëheqësit e tjerë fetarë, por e ktheu atë sapo përfundoi fjalimin. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!