Papa Françesku është ndalur sërish te situata politike në botë, ndërkohë që Ukraina është në luftë, pasi Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt. Ati i Shenjtë thekson se njerëzimi kërcënohet nga abuzimi me pushtetin.
“Edhe një herë njerëzimi kërcënohet nga një abuzim pervers i pushtetit dhe interesave partiake, i cili i dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë të gjitha format e dhunës brutale”.
Papa Françesku e shkruajti këtë në një mesazh drejtuar Imzot Gintaras Grusas, kryepeshkop i Vilniusit. /abcnews.al