Papa Françesku në këmbë drejt kishës së njohur, lutet për fundin e pandemisë

schedule22:00 - 15 Mars, 2020

schedule 22:00 - 15 Mars, 2020

Roma është në karantinë dhe për këtë arsye Papa Francesku ka ecur në këmbë ditën e sotme. Ai është parë pasdite në rrugët e Romës, teksa shkonte për lutje në kishën e San Marcello al Corso. Në këtë kishë Kryqi që konsiderohet se bëri mrekulli në epideminë e murtajës me 1600 në Romë.

Kështu, Françesku shkoi në këtë kishë në mënyrë që të lutet për fundin e kësaj pandemie që deri më tani ka u ka marrë jetën 6,456 personave.

Drejtuesi i dhomës së shtypit për Vatikanin Matteo Bruni u shpreh:

Me lutjen e tij Ati i Shenjtë thirri fundin e pandemisë që ka prekur Italinë dhe botën, duke kërkuar shërimin për shumë të sëmurë, u kujtua për viktimat e shumta të këtyre ditëve dhe kërkoi që familja dhe miqtë e tyre të gjenin ngushëllim dhe rehati. Synimi i tij ishte drejtuar edhe punonjësve shëndetësorë, mjekëve, infermierëve dhe atyre që në këto ditë, me punën e tyre, garantojnë funksionimin e shoqërisë ”.

Papa u kthye në Vatikan rreth orës 5.30 të pasdites. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!