Papa Françesku mungon në procesionin e së “Premtes së Mirë”

schedule15:09 - 8 Prill, 2023

schedule 15:09 - 8 Prill, 2023

Papa Françesku nuk mori pjesë në procesionin tradicional gjatë se premtes së madhe para Pashkëve Katolike. Kreu i Selisë së Shenjtë, drejton çdo vit, atë që njihet si Rruga e Kryqit dhe që përkujton vuajtjet e Jezus Krishtit në ditën e Kryqëzimit.

Por mes temperaturave të ulëta që kanë përfshirë Italinë, dhe për shkak të një bronshiti që e çoi në spital pak ditë më parë, Papa vendosi të ndjekë nga shtëpia Santa Maria, procesionin në Koloseum, ku morën pjesë rreth 20 mijë vetë. Kjo është hera e parë që prej 2013-s, që Papa mungon në Rrugën e Kryqit.

Megjithatë më herët gjatë së premtes ai drejtoi një shërbesë lutjeje prej dy orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit. Numri një i Vatikanit zgjodhi të vendosë nën të njëjtin kryq, ukrainas dhe rus. Vitin e kaluara një zgjedhje e tillë, nxiti valë polemikash, deri në thirrjen e ambasadorit të Selisë së Shenjtë nga ana e qeverisë së Kievit.

Në meditimet e këtij viti përfshiheshin komente të bëra nga emigrantë, refugjatë dhe viktima të luftës apo trafikimit të qenieve njerëzore, për Papën, gjatë udhëtimeve të tij, ose në Vatikan. Dy folës ja lexuan ato publikut prej rreth 20 mijë personash që mbanin qirinj në duar. Pjesë e përmbledhjes ishin edhe komentet nga dy djem; ukrainas dhe rus. I pari ishte refugjat në Itali, ndërsa i dyti kishte humbur vëllanë ushtar, në luftë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!