Papa Françesku mund të ndihmojë të gjithë arabët, dhe jo vetëm të krishterët

schedule09:01 - 6 Mars, 2021

schedule 09:01 - 6 Mars, 2021

Nga Hussain Abdul-Hussain, Euroasia Riview

Dhuna, banditizmi dhe ndryshimi demografik i imponuar nga milicët e Iranit në Irak dhe sidomos në qytetet e krishtera, të cilat dikur ishin të dominuara dhe të terrorizuara nga ISIS, janë bërë aq të përhapura dhe alarmante sa që e shtynë Papa Françeskun të planifikonte një udhëtim në Irak, i pari i këtij lloji për një Papë që nga ngritja e Krishterimit më shumë se 2 mijë vjet më parë.

Dikur një komunitet i lulëzuar me 1.5 milion njerëz që jetonin të përhapur në të gjithë vendin, të krishterët irakianë janë tërhequr tashmë në provincën veriperëndimore të Ninives, e cila ka qenë historikisht një nga zonat më me diversitet në rajon, dhe shtëpia e disa komuniteteve antike, përfshirë folësit e gjuhës aramaike.

Shumica e historianëve besojnë se Jezusi fliste aramaisht. Ndërmjet viteve 2014-2017, ISIS shkaktoi​​një valë terrori mbi të gjithë banorët e irakut Veriperëndimor, por sidomos mbi jo-myslimanët. Grupimi terrorist i shënoi me gërmën “N” shtëpitë e të krishterëve si shkurtesë e termit për Nazarenas, dhe i detyroi ata ose të konvertoheshin në Islam, ose të paguanin një taksë të veçantë.

Dhe ata të krishterë ishin vërtet me fat. Kjo pasi pakicat e tjera as që konsideroheshin në mesin e “njerëzve të librit”, si për shembull komunitetit Jezid, që u përball me një trajtim shumë më të egër, përfshirë skllavërimin e grave të tij.

SHBA udhëhoqi një koalicion global që e shkatërroi ISIS-in, por të krishterët dhe pakicat e tjera, kanë ende frikë që të kthehen në shtëpi. Kjo pasi edhe fuqia që pasoi ISIS-in, milicitë shiite pro-iraniane të njohura kolektivisht si Al-Hashd Al-Shaabi, i kanë keqtrajtuar ata.

Për të shmangur dhunën në disa qytete, të krishterët formuan milicitë e tyre. Por të krishterëve u mungojnë burimet për të mbrojtur të gjitha qytetet dhe lagjet e tyre, duke i detyruar shumë prej tyre që të qëndrojnë të zhvendosur. Dhe ndërsa të krishterët janë larg, milicët shiite kanë vjedhur pronat e tyre, ose duke falsifikuar dokumentet ose duke shantazhuar të krishterët për t’ua shitur atyre me çmime shumë të ulëta.

Rezultati përfundimtar është që të krishterët irakianë, numri i të cilëve tani vlerësohet në vetëm150.000, po largohen grupe-grupe nga vendi. Për t’i fuqizuar këta të krishterë, dhe për t’i ndihmuar të qëndrojnë në atdheun e tyre historik, Papa Françesku do të vizitojë Irakun, ku ai planifikon disa ndalesa, përfshirë Karakosh – qyteti më i madh i krishterë në veriperëndim – dhe në Irbil, kryeqyteti i rajonit autonom të Kurdistanit.

Papa do të vizitojë gjithashtu Naxhafin, ku do të takohet me Ajatollahun e Madh Ali Al-Sistani. Dy klerikët më të lartë, pritet që të nënshkruajnë një dokument që bën thirrje për paqe,  ngjashëm me atë që papa nënshkroi me homologun e tij sunit Imamin e Madh Ahmad Al-Tayyeb, gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019.

Por vizitat e Papa Françeskut në Lindjen e Mesme, me synim promovimin e paqes dhe bashkëjetesës, nuk janë vetëm të natyrës simbolike. Duke u takuar me Al-Sistani, Papa do të njohë teknikisht klerikun irakian si autoritetin më të lartë Shiit – një njohje kjo që i shqetëson shumë rivalët e Al-Sistanit në Iran, veçanërisht Ali Khamenei, që me gjithë qeverisjen e teokracisë iraniane, i mungon origjina fetare e nevojshme për të mposhtur klerikët e vjetër të Naxhafit.

Ndoshta Khamenei e kompenson mungesën e tij të spikatur fetare me milicitë e tij shiite dhe dhunën e tyre. Milicët e Iranit, e kanë alarmuar Papa Françeskun jo vetëm në Irak, por edhe në Liban, ku kisha Maronite është në bashkëpunim të ngushtë me Romën, duke i dhënë patriarkut të saj, Bechara Boutros Al-Rai, gradën kardinal dhe duke e lejuar atë të votojë sa herë që Katolicizmi zgjedh Papën e tij.

Ndërsa milicia e Iranit në Liban, Hezbollahu, po e forcon kontrollin e saj mbi vendin, duke shkaktuar kaos dhe rënie ekonomike, numri i të krishterëve libanezë gjithashtu është zvogëluar, ashtu si në Irak. Prandaj Papa ka ushtruar presion ndaj Al-Rai që të kërkojë që të zbatohen rezolutat e OKB-së që kanë të bëjnë me Libanin, përfshirë shpërbërjen e Hezbollahut dhe riaktivizimin e armëpushimit me Izraelin të vitit 1949.

Papa Françesku, duket se e kupton faktin që modeli i qeverisë i imponuar nga qeveria islamike e Iranit dhe milicitë e tij në Iran, Irak, Siri, Liban dhe Jemen, minon pozitën e vendasve të krishterë, duke imponuar largimin nga tokat e tyre stërgjyshore.

Pra, që të krishterët të lulëzojnë dhe të përparojnë, shtetet e tyre duhet qët’i japin fund luftës së pafund dhe retorikës revolucionare. Ky është thelbi i problemit:Irani po përpiqet qëtë imponojë modelin e tij – ku një udhëheqës suprem i papërgjegjshëm dhe milicia e tij, kanë epërsinë mbi një president të dobët dhe një shtet thuajse të parëndësishëm – në Irak, Siri, Liban dhe Jemen.

Ky model ka dështuar në Iran, duke sjellë izolimin e tij,së bashku me humbjen e kapitalit dhe investimeve. Ndërsa ekonomia iraniane është fundosur, regjimi e ka forcuar retorikën e tij revolucionare populiste dhe ka shtuar frikshëm nivelet e dhunës.

Dhe që të krishterët në Liban, Siri dhe Irak të lulëzojnë dhe të përparojnë, milicitë duhet të shpërbëhen, si dhe shteti dhe institucionet e tij – veçanërisht gjyqësori -ata duhet të zbatojnë ligjet dhe drejtësinë. Kur bota të rifitojë besimin e saj tek shteti, atëherë do të rikthehet kapitali, ekonomia do të fillojë të rritet, dhe të gjithë qytetarët, përfshirë të krishterët, do

të qëndrojnë në atdheun e tyre historik dhe do të shtyjnë planet e tyre të migrimit.

Papa Françesku e kupton këtë. Madje ai duket se e kupton që mbijetesa e të krishterëve, kërkon që regjimi i Iranit dhe milicitë e tij të sprapsen dhe që vendet të rikthehen në normalitet. Kur u drejtohet homologëve të tij fetarë si Al-Sistani, Papaduket se po synon

të afrojë këdo që mundet në një front të përbashkët kundër mullahëve të Iranit. Nëse kjo do të bëhet realitet, atë do ta falënderojnë jo vetëm të krishterët, por të gjithë qytetarët e vendeve arabe që vuajnë pasojat e ndërhyrjes së vazhdueshme iraniane. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!