Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Papa Francesku mesazh Metës nga qielli mbi Shqipërinë

schedule16:29 - 8 Mars, 2021

schedule 16:29 - 8 Mars, 2021

Papa Francesku i ka dërguar një telegram Presidentit Ilir Meta. Siç raporton Vatikan News gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si zakonisht, u dërgon presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje.

Mbi Shqipëri, Ati i Shenjtë i dërgoi telegram Presidentit tё Shqipёrisё Ilir Meta. “Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të ndikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”, shkruhet në mesazh. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!