Ndalesa e parë e Papa Franceskut ishte në Sofja, ku do të qëndrojë dhe të hënën, ndërsa të martën do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut. Mesazhi i tij për të dy vendet është tolerance, paqja dhe rilindja e katolicizmit në Ballkan.
Papa Francesku ndodhet në Sofja, në ndalesën e parë të udhëtimit të tij apostolic – I 29 – në Bullgari dhe në Maqedoni të Veriut. Airbus A321 I Alitalia u ul në aeroportin e kryeqytetit bullgar, ku Papa Francesku u prit nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov, me të cilin zhvilloi dhe një bisedë private në një nga sallat e aeroportit
Menjëherë më pas ai u drejtua në pallatin presidencial për tu takuar me presidentin Republikës, dhe autoritete të tjera të larta në vend.
Dy vizitat e Papa Franceskut në Bullgari dhe në Maqedoni të veriut, cilësohen si shumë të rëndësishme nga ana e Vatikanit, pasi ai është në gjurmët e Papa Xhovani 23 dhe Nënë Tereza e Kalkutës. Vizita e Papës në Bullgari do të zgjasë dhe të hënën, ndërsa të martën ai do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7