Papa Françesku ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Greqi. Ati i Shenjtë ka vizituar mëngjesin e sotëm Pallatin Presidencial, ku u takua me Presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou.
Sipas protokollit, presidentjas priti Papa Françeskun në shkallët kryesore të Pallatit Presidencial. Më pas ata hynë brenda ku u luajt Himni Kombëtar i Vatikanit dhe Greqisë.
Ceremonia e pritjes së Papës do të pasohet nga një vizitë ceremoniale te Presidentja e Republikës në zyrën e saj personale dhe më pas një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në katin e parë të Pallatit.
Vizita në Pallatin Presidencial do të mbyllet me fjalimet e Presidentit të Republikës dhe të Papës. Papa mbërriti në Greqi mëngjesin e sotëm nga Qipro, të cilin e vizitoi dje. g.v/abcnews.al