Papa Françesku udhëtoi sot nga Indonezia në Papua Guinenë e Re si pjesë e një turneu dymbëdhjetëditor në Azinë Juglindore dhe Oqeani dhe fokusi i vizitës pritet të jetë tek ndryshimet klimatike.
Ai do të qëndrojë 3 ditë në kryeqytetin Port Moresby dhe do të vizitojë edhe qytetin Vanimo në veriperëndim të vendit.
Papa do të marrë pjesë në një ceremoni të shkurtër pas mbërritjes së tij në Port Moresby në orët e vona të pasdites, përpara se të niset për në ambasadën e Vatikanit.
/abcnews.al