Papa Françesku ka thënë se lufta në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen nga problemi i urisë në botë dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente ushqimore për të shmangur urinë e afërt në Somali.
“Njerëzit e këtij rajoni, të cilët tashmë jetojnë në kushte shumë të pasigurta, tani janë në rrezik vdekjeprurës për shkak të thatësirës”, tha ai në fjalimin e tij javor në Sheshin e Shën Pjetrit, raporton Al Jazeera.
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë tha këtë muaj se mund të shpallë zyrtarisht urinë në tetë rajone të Somalisë muajin e ardhshëm nëse bagëtitë vazhdojnë të ngordhin, çmimet e mallrave kryesore rriten më tej dhe ndihma humanitare nuk arrin të arrijë më të rrezikuarit. /abcnews.al