Papa Françesku: Lufta në Ukrainë do të ishte “çmenduri”

schedule13:39 - 9 Shkurt, 2022

schedule 13:39 - 9 Shkurt, 2022

Një luftë në Ukrainë do të ishte “çmenduri”, tha Papa Françesku në një deklaratë sot, duke shpresuar se tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë do të zgjidhen falë dialogut shumëpalësh. Papa falenderoi ata që morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes për Paqe në Ukrainë, me 26 janar.

“Le të vazhdojmë t’i lutemi Zotit për paqen në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të mund të zgjidhen përmes një dialogu serioz  dhe  shpresoj që “Formati i Normandisë” të kontribuojë në këtë qëllim, tha ai duke iu referuar bisedimeve Rusi-Ukrainë,  Gjermani dhe Francë.

“Dhe të mos harrojmë. “Lufta është çmenduri”, përfundoi kreu i Kishës Katolike Romake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!