Papa Françesku e pranon: Murgeshat përdoren si “skllave seksi” nga priftërinjtë

schedule22:19 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 22:19 - 21 Dhjetor, 2021

Papa Françesku ka pranuar se Kisha Katolike Romane ka një problem të vazhdueshëm me abuzimet seksuale të murgeshave nga priftërinjtë e peshkopët, të cilat i përdorin si “skllave seksi”.

Ati i Shenjtë i bëri komentet e tij në avion teksa kthehej nga Abu Dhabi në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një artikull javën e kaluar në një revistë mujore të Vatikanit për abuzimin e murgeshave në Kishën Katolike.

Kohët e fundit, më shumë murgesha, të inkurajuara nga lëvizja #MeToo, kanë deklaruar abuzimet nga priftërinjtë dhe peshkopët. Vitin e kaluar, Unioni Ndërkombëtar i Eprorëve të Përgjithshëm, i cili përfaqëson më shumë se 500,000 murgesha katolike, u kërkoi anëtarëve të tyre të raportonin abuzimin.

“Është e vërtetë … ka pasur priftërinj dhe madje peshkopë që e kanë bërë këtë. Mendoj se është ende duke vazhduar sepse diçka nuk ndalet vetëm sepse ju jeni bërë të vetëdijshëm për të”, tha Papa.

“Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë. Kemi pezulluar disa priftërinj për shkak të kësaj”, tha ai, duke shtuar se Vatikani ishte në proces të mbylljes së një urdhri fetar femëror për shkak të abuzimit seksual dhe korrupsionit.

“Nuk mund të them ‘kjo nuk ndodh në shtëpinë time. Është e vërtetë. A duhet të bëjmë më shumë? Po. A jemi të gatshëm? Po”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!