Papa Françesku do të dalë nga spitali të premten

schedule13:52 - 15 Qershor, 2023

schedule 13:52 - 15 Qershor, 2023

Papa Françesku do të dalë nga spitali Gemelli i Romës të premten, pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një hernie të shkaktuar nga një operacion i vitit 2021, tha zyra e shtypit e Vatikanit.

“Ekipi shëndetësor që monitoron Papa Françeskun konfirmoi daljen e tij nga spitali mëngjesin e së premtes, 16 qershor”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

Dje, zyra e shtypit e Vatikanit raportoi se gjendja e Papës po përmirësohet pas operacionit që ai bëri të mërkurën e kaluar dhe se stafi mjekësor “po planifikon daljen e tij për ditët e ardhshme”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!