Papa Françesku dhuron 15,000 akullore për të burgosurit

schedule15:38 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:38 - 8 Shtator, 2021

Papa Françesku u dërgoi 15,000 akullore të burgosurve, për t’u ofruar atyre freski, ndërsa Italia përjetoi një ndër verat më të nxehta.

Akulloret u dorëzuan në dy burgjet e Romës, Regina Coeli në qendër të qytetit dhe Rebibbia në periferi, nga kardinali i zgjedhur i Vatikanit, Conrad Kratzeëski.

Një deklaratë nga Vatikani tha se zyra bamirëse e Papës “nuk shkoi me pushime” këtë verë. Dhurimi i akullores ishte një nga gjestet e shumta të bëra gjatë verës “për të ndihmuar dhe dhënë shpresë për mijëra njerëz në burgjet e Romës”, shtohet në deklaratë.

Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgjet Rebibbia u takuan me Atin e Shenjtë, i cili i shoqëroi në një vizitë në Muzetë e Vatikanit. Gjithashtu, zyra e tij e bamirësisë mori grupe të vogla njerëzish të pastrehë dhe i çoi në det ose liqen për një pasdite pushimi dhe ngrënieje në një piceri. Testet dhe vaksinat falas të koronavirusit iu dhanë gjithashtu të pastrehëve në Romë dhe njerëzve që jetojnë në varfëri.

Kjo verë ishte një nga më të nxehtat në Itali. Në Sirakuzë, Sicili, termometri arriti në 48.8 gradë Celsius në gusht. Në të njëjtën kohë, vendi u godit nga zjarret. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!