Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund konfliktit të armatosur

schedule08:34 - 15 Mars, 2021

schedule 08:34 - 15 Mars, 2021

Papa Francesku e ka cilësuar luftën civile në Siri si një ndër krizat humanitare më të rënda të kohëve moderne, duke shtuar se 10-vjetori i nisjes së këtij konflikti duhet të nxisë të gjitha palët të ulin armët në shenjë shprese për një komb të shkatërruar.

Protestat pro-demokracisë në mesin e muajit mars të vitit 2011 u shndërruan në një konflikt që vrau qindra mijëra njerëz dhe detyroi zhvendosjen e milionave të tjerë.

 “Dua sërish të apeloj të gjitha palët që ti japin fund këtij konflikti 10-vjeçar, në mënyrë që populli sirian të ketë një fije shpresë për t’iu rikthyer normalitetit. Siria ka pare të gjitha llojet e dhunës dhe populli sirian ka vuajtur shumë, sidomos kategoria me vulnerabël si fëmijët, gratë dhe të moshuarit”, ka thënë Papa Francesku.

Ati i Shenjtë, i cili u kthye të hënën nga një vizitë treditore në Irak, i bëri thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të fokusohet në ndaljen e luftimeve dhe të ndihmojë rindërtimin e një shteti ku ekonomia është tashmë e rrënuar./abcnews.al